Mbrojtësi bardhekuq, Bajram Jashanica i është nënshtruar sot në mesditë një ndërhyrjeje në gju.

Reprezentuesi i Kosovës, pas dëmtimit të pësuar në kupë ndaj Teutës, bën të ditur klubi shqiptar Skënderbeu përmes faqes zyrtare, të jetë operuar me sukses.


auto 28167874 1620294158008299 8906906074256259765 n1519512408

“Në ndryshim nga çfarë u mendua pas rezonancës së parë, vizita e specializuar, zhvilluar sot detyroi mbrojtësin t’i nënshtrohej ndërhyrjes".

"Mbrojtësi ka bërë një ndërhyrje të lehtë me artroskopi nga Dr. Fausto Zanelli, ortoped italian, për fiksimin e kupës së gjurit”, thuhet në konfirmimin e Skënderbeut.

Faza rikuperuese pas ndërhyrjes do të zgjasë gjashtë javë.

Theksojmë se mbrojtësi deri më tani ka pasur 126 paraqitje për korçarët duke shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app