LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci i LVV-së ironizon me ndalimin e djalit të Vuçiqit: Ka, ka dorëzim!

Bajqinovci i LVV-së ironizon me ndalimin e djalit të Vuçiqit: Ka, ka dorëzim!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci ka komentuar zhvillimet në lidhje me ndalimin e djalit të Vuçiqit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim”, ka ironizuar Bajqinovci.

“Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim). Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heq bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim”, ka shkruar tutje deputeti i LVV-së.


Sot gjatë ditës, Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që këtë vit është mbajtur në Graçanicë.

Reagimi qesharak i Vuçiqit pasi Policia e Kosovës e ndaloi djalin e tij
Lexo po ashtu Reagimi qesharak i Vuçiqit pasi Policia e Kosovës e ndaloi djalin e tij

Në këtë festë të serbëve, ai u pa me një mbishkrim nacionalist në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”.

Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilo Vuçiqin gjatë kthimit për në Serbi.

Policia e Kosova në këtë rast ia ka larguar fanellën me mbishkrimin nacionalist./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Dy thika dhe një sëpatë” - Policia jep detaje për serbët e arrestuar në Gjakovë

“Dy thika dhe një sëpatë” - Policia jep detaje për serbët e arrestuar në Gjakovë

Lajme
Arrestohen katër “pelegrinë” serb në Gjakovë – mes tyre një toger dhe një kapiten i ushtrisë së Serbisë

Arrestohen katër “pelegrinë” serb në Gjakovë – mes tyre një toger dhe një kapiten i ushtrisë së Serbisë

Kronika e Zezë
Islami: Serbët e Kosovës po detyrohen nga Lista Serbe dhe Radoiçiq që të marrin pjesë në tubimin me Vuçiqin

Islami: Serbët e Kosovës po detyrohen nga Lista Serbe dhe Radoiçiq që të marrin pjesë në tubimin me Vuçiqin

Lajme
Situata në vend, Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë

Situata në vend, Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë

Siguri
Mendohej se ishin zhdukur, turistët filmojnë fokat në Vlorë

Mendohej se ishin zhdukur, turistët filmojnë fokat në Vlorë

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Kalo në kategori