LAJMI I FUNDIT:

Bajga e dinozaurit shitet rreth një mijë dollarë

Bajga e dinozaurit shitet rreth një mijë dollarë

Një grumbull bajge të dinozaurit të vjetër 130 milionë vjet është shitur të mërkurën në një ankand në New York për rreth 1.000 dollarë amerikanë.

Bajga parahistorike arriti të shitet mirë për 960 dollarë, ka thënë zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve Bonhams New York. Vlerësimi për të para ankandit ishte 450 dollarë.

Bajga e fosilizuar është nga epoka Jurassic, ka thënë shtëpia e ankandeve. Duket si një shkëmb nga jashtë dhe si një mineral shumëngjyrësh nga brenda.

Blerësi ishte Steve Tsengas nga Ohio. 71-vjeçari Tsengas është pronar i OurPets, një kompani e cila shet produkte për menaxhimin e plehrave të qenve dhe maceve.


Tsengas ka blerë bajgën duke shpresuar se do të motivojë të punësuarit e tij dhe ta përdorë atë si një mjet marketingu duke e shfaqur atë në kabinën e kompanisë nëpër panaire, ka thënë ai.

Sipas tij, “plehu, është një biznes i madh në industrinë e kafshëve shtëpiake”.