LAJMI I FUNDIT:

Bailly: Kritikat e Neville po dëmtojnë lojtarët e Unitedit

Bailly: Kritikat e Neville po dëmtojnë lojtarët e Unitedit

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly, ka goditur Gary Nevillen, duke thënë se ai vazhdimisht me kritikat e tij të ashpra po dëmton lojtarët e rinj të Djajve të Kuq.

Neville ka qenë kritik ndaj Baillyt pas humbjes ndaj Brightonit të dielën, duke thënë se mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë është në mesin e mbrojtësve më të dobët që janë në Old Trafford të cilëve nuk mund t’u besosh sfidimin për titull të kampionit.

Por, ish qendërmbrojtësi i Villarrealit, Bailly, është kundërpërgjigjur duke thënë se Neville duhet të shprehë përkrahjen, pasi më parë ka qenë në klub.


Rashford dhe Bailly në stërvitje te Man Unitedi

“Mendoj se kritikat ishin të ashpra, ndoshta për shkak këta njerëz kanë luajtur lojën dhe kanë bërë vet gabime në karrierën e tyre”.

“Si lojtarë të rinj, ne kemi nevojë për përkrahje nga këta njerëz. Nëse do të kishim përkrahjen nga këta njerëz, do të na ndihmonte shumë. Por, komentet negative gjithë kohën nuk ndihmojnë lojtarët e rinj”.

“Nuk ishte një paraqitje individuale të dielën. Vuajti i gjithë ekipi. Por, ishte vetëm një betejë e humbur, kjo e gjithë lufta”.

“Por, është një ndeshje. Ne nuk duhet të harrojmë këtë. Ne nuk duhet të fokusohemi në gjërat negative, por të ndërtojmë pozitivitet qysh ndaj Tottenhamit të hënën”, deklaroi Bailly.

Nuk ishte vetëm Neville ai që kritikoi 24 vjeçarin, pasi edhe ish mesfushori i Liverpoolit Graeme Souness e akuzoi për mos koncentrim mbrojtësin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori