LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Nuk do t’iu nënshtrohemi atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve

Bahtiri: Nuk do t’iu nënshtrohemi atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve

Koalicioni AKR-LDK-Alternativa ka hapur fushatën sot edhe në Fushe Kosovë, ku partnerët e koalicionit prezantuan programin qeverisës, kandidatin për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Bashkë me kandidatin e koalicionit AKR-LDK-Alternativa për kryeministër, ishte edhe nënkryetari i AKR-së, njëherit kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili i përshëndeti qytetarët me një fjalë rasti.


Bahtiri tha se zhvillimi ekonomik vjen vetëm me njerëzit e dëshmuar në këtë lëmi.

“Jemi në kohën e paqes, e paqja nuk shijohet me matrapazë që e shfrytëzojnë pushtetin. Nuk do t’iu nënshtrohemi asnjëherë atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve”, tha Bahtiri.

Ai theksoi para qytetarëve të Fushë-Kosovës së tash është koha e zhvillimit ekonomik, që vjen me gjeneralët e fuqisë zhvillimore, me akademikë, me biznesmenë global të cilët janë bërë bashkë për ta quar Kosovën përpara.

Ndërkaq kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, tha se koalicioni AKR-LDK-Alternativa ka program të qartë, që ju ofron qytetarëve të Kosovës një kontratë për 8 vitet e ardhshme ne te gjitha sferat e jetës, si ekonomi, bujqësi, shëndetësi etj.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Kalo në kategori