LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri kërkon koalicion AKR-Vetëvendosje, përndryshe paralajmëron zhvillime të papritura në parti

Bahtiri kërkon koalicion AKR-Vetëvendosje, përndryshe paralajmëron zhvillime të papritura në parti

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri,  është deklaruar për situatën e krijuar politike, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Bahtiri ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja mundësi.


“Unë mendoj që sovrani i këtij vendi është populli dhe besueshmëria që i është dhënë koalicionit PAN duhet t’i rikthehet sërish popullit, dhe populli është ai që duhet të vendosë për një të ardhme më të mirë të vendit”, ka thënë Agim Bahtiri, transmeton Telegrafi.

Duke folur për zgjedhjet, Bahtiri ka thënë se kërkon një koalicion AKR-Vetëvendosje.

“Unë jam në AKR dhe jam i fuqishëm në AKR, po shpresoj që do të lëvizim më përpara në drejtim të bashkërenditjes të një force politike që ne jemi duke hulumtuar, po shpresoj që përsëri do të jemi në qeverisje por jo në këtë qeverisje, që prej fillimit kam qenë kundër saj. Do të bëjmë një qeverisje ndryshe, e cila besoj do të jetë në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kërkoj koalicion AKR-VV, jam i bindur që do të më dëgjojnë të gjithë, përndryshe unë do të marrë një pjesë të AKR-së, dhe do të lëvizi në këtë drejtim”, ka thënë Bahtiri në Zyrën për Ankesa të RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se qëndrimi i tij për koalicion me Vetëvendosjen është përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori