Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e dënoi ashpër incidentin që ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, si dhe disa incidente ndëretnike të ditëve të fundit, që kanë ndodhur në të dyja pjesët e qytetit e Mitrovicës, ku viktima kanë qenë, si serbët, ashtu edhe shqiptarët.
Sipas tij, këto incidente që po ndodhin në kohën kur në qytetin e Mitrovicës situata e përgjithshme është e qetë, kur përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike është duke shkuar mirë, kur lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve po zhvillohet pa probleme në të dyja anët e lumit Ibër, kur punimet për rivitalizimin e urës po vazhdojnë pa pengesa.
“Incidentet ndëretnike të ditëve të fundit, pavarësisht cilat janë motivet e tyre, janë të pa papranueshme, andaj edhe i dënoj ashpër dhe kërkoj reagimin sa më të shpejtë të organeve të hetuesisë, me qëllim që të zbulohen shakatarët dhe të vendosen para organeve të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërpriten ato”, tha Bahtiri.
Në vazhdim kryetari Bahtiri apelon tek qytetarët e të gjitha përkatësive etnike që të vazhdojnë rrugën e komunikimit, bashkëpunimit dhe luftimit të të gjitha përpjekjeve që kanë për qëllim dëmtimin e interesave të përbashkëta.
“Po ashtu, janë të papranueshme dhe tendencioze përpjekjet e personave apo grupeve të ndryshme për politizimin e incidenteve, përderisa organet e hetuesisë, rendit e sigurisë, nuk i ndriçojnë motivet e tyre. Në vend që mundohen t’i politizojnë këto incidente, është më mirë, më njerëzore dhe më efikase e frytdhënëse që këta persona apo grupe, të angazhohen për të dhënë kontributin e tyre për ruajtjen e të arriturave të lartpërmendura dhe për një të ardhme më të mirë të të gjitha komuniteteve”, thekson Bahtiri.
Dhe krejt në fund, kryetari Bahtiri vlerëson se është e pa nevojshme, e papranueshme dhe madje e dëmshme ftesa për ndërprerjen e punimeve për rivitalizimin e urës kryesore mbi Ibër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!