LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles do të përballet me ekipin suedez EYEBALLERS në Play-Off të turneut Elisa Invitational Fall

Bad News Eagles do të përballet me ekipin suedez EYEBALLERS në Play-Off të turneut Elisa Invitational Fall
(Foto: HLTV)

Pasi me sukses siguruan tri fitore në fazën e grupeve, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles do të luajnë në Play-Off të turneut Elisa Invitational Fall.

Në këtë turne ekipet janë duke garuar për të siguruar pjesëmarrjen në turneun LAN i cili do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandes.

Vetëm dy ekipet më të mira nga ky turne do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun LAN, i cili do të shpërndaj çmime në vlerë 200.000 dollarë.


Ndeshjen e parë të Play-Off –it ekipi Bad News Eagles do ta zhvilloj ndaj ekipit EYEBALLERS ku bëjnë pjesë lojtarët legjendarë JW dhe flusha.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e hënë) duke filluar nga ora 17:00 në formatin ‘Bo3’ dhe ekipi i cili humb do të eliminohet nga gara, ndërsa fituesin e pret ekipi TyLoo në çerekfinale.

Bad News Eagles ndaj EYEBALLERS mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Elisa eSports në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori