Bad News Eagles ka pësuar humbje nga ekipi 9INE në turneun kualifikues ESL Challenger League

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi polak 9INE, në ndeshjen çerekfinale të ‘Upper Bracket’ në turneun ESL Challenger League.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, në të mirë të ekipit 9INE edhe pse favorit për të fituar ishte ekipi shqiptar.
Edhe pse e nisën mirë në mapin e parë ‘Vertigo’ duke e përfunduar pjesën e parë me rezultat 9:6, ekipi 9INE arriti që të kthej rezultatin në pjesën e dytë duke e përfunduar mapin me rezultat 16-13.
Në mapin e dytw ‘Ancient’ ekipi Bad News Eagles arriti që të barazoj në 1-1, duke fituar me rezultat 19-17.
Mapi i fundit ‘Dust2’ ishte gjithë kohën në dominim të ekipit polak, të cilët në fund fituan me rezultat 16-9, dhe rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Tani ekipi Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sprout në çerekfinale të ‘Lower Bracket’, dhe në rast humbjes edhe në këtë ndeshje do të eliminohet. /Telegrafi/




































