LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles fiton ndeshjen ndaj Entropiq – tri fitore larg kualifikimit në ESL Pro League CS:GO

Bad News Eagles fiton ndeshjen ndaj Entropiq – tri fitore larg kualifikimit në ESL Pro League CS:GO
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka dominuar ekipin Entropiq, duke i eliminuar nga turneu kualifikues ESL Challenger League.

Edhe pse nuk e nisën mirë në Play-Off të ESL Challenger League, ekipi Bad News Eagles është duke treguar formë fantastike në dy ndeshjet e fundit.

Ndeshjen ndaj ekipit Entropiq e fitoi me lehtësi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-6 në ‘Dust2’ dhe 16-9 në ‘Ancient’.


Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte snajperisti i ekipit shqiptar, Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me 53 eliminime në dy mapa.

Tani pas kësaj fitore, ekipit Bad News Eagles i duhen edhe tri fitore tjera për t’u kualifikuar në ligën ESL Pro League ku bëjnë pjesë shumë ekipe të mëdha botërore.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet nesër (e premte), dhe do të përballet me fituesin e ndeshjes 9INE ndaj HEET. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori