Nuk ka më shumë se katër ditë që reperi nga Ferizaj, Getinjo, ka publikuar projektin muzikor “Rash”.

Ky projekt erdhi si pasojë e qëndrimit në izolim për shkak të pandemisë coronavirus, ku edhe klipin e këngës e kishte xhiruar në shtëpi.


Gjatë ditës së shtunë, përmes rrjetit social Instagram, Getinjo ka bërë të ditur se ka publikuar edhe një projekt tjetër.

Kënga titullohet “Baby Baby” dhe instrumentalin e saj e ka bërë DJ Money, ndërsa për tekstin, si zakonisht, është përkujdesur vet reperi.

Kësaj radhe, muzika është përcjellë përmes serialit “The Simpson”, ku Getinjo është personalizuar me karakterin e Bart Simpson.

Projekti muzikor tashmë gjendet në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube dhe ka filluar të marrë një numër të konsiderueshëm klikimesh. /Telegrafi/