Ne të gjithë kemi pasur momente në jetë, kur kamerat apo aparatët fotografikë na kanë kapur në një moment të papërshtatshëm.

Ky duket të jetë rasti i një djali të vogël, i cili u fotografua me sytë nga babai i tij, i cili i kishte sytë diku tjetër.


Babë e bir po ndiqnin një lojë basketbolli të LA Lakers kundër Minnesota Timberwolves, shkruan SportBible, transmeton Telegrafi.

ks

Mirëpo në tribunë shumë pranë tyre ishte edhe modelja me famë botërore, Emily Ratajkowski, e cila kishte rrëmbyer vëmendjen e babait.

E kthyer me të pasmet për të marrë një fotografi nga fusha e basketbollit, modelja bëri që burri poshtë saj, megjithëse i shoqëruar nga djali i vogël, të kthejë sytë nga të pasmet e saj.

Imazhi në fjalë është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke bërë shumë persona të qeshin, dhe disa të tjerë ta admirojnë për marrjen e guximit për të kthyer kokën, dhe për të shijuar një mundësi të tillë e cila "vjen një herë në jetë".

Një komentues në rrjetet sociale u shpreh: "Është një mundësi që të vjen një herë në jetë, dhe duhet të rrezikosh".

Një tjetër shkroi në Twitter: "Si nuk ka turp para fëmijës, çfarë edukate po i jep atij".

Ndërkohë, modelja 27-vjeçare është e angazhuar tashmë si përfaqësuese për markën e flokëve 'Kerastase', ndërsa ishte prononcuar në Instagram pak muaj më parë rreth kësaj teme duke thënë: "Flokët janë një pjesë themelore e bukurisë, feminitetit dhe identitetit".

Megjithatë, jo të gjithë ishin të kënaqur me Emilyn, pasi disa fansa ishin të zemëruar dhe e akuzonin atë se ishte i pandjeshme ndaj njerëzve që kishin humbur flokët e tyre për shkak të sëmundjes ose nga trajtimet e kimioterapisë. /Telegrafi/

em