Është raportuar se Andi Zeqiri është në prag të kalimit te klubi anglez, Brighton & Hove Albion nga skuadra zvicerane, FC Lausanne-Sport.The Argus njoftoi të martën se 21-vjeçari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe këtë e ka konfirmuara edhe babai i lojtarit, Avdi Zeqiri, në një prononcim për SuperSport.

“Jemi në një pikë të mirë të negociatave. Kemi kryer vizitat mjekësore në kompleksin e Juventusit dhe ua kemi dërguar të gjithë përgjigjet e nevojshme anglezëve, ndaj tani jem në pritje”.


Andi 2 (Foto: Instagram/andizeqiri99)

“Besoj se nga momenti në moment mund të kemi edhe një vendim final për të ardhmen e Andit”.

“Nuk besoj se Brightoni po bën një investim disa milionësh për ekipin U23. Për më tepër, në të gjithë dokumentet dhe negociatat, nuk flitet për ekipin U23, por skuadrën e parë që garon në Ligën Premier”, ka deklaruar babai i futbollistit.

Andizeqiri 2 (Foto: Instagram/andizeqiri99)

telegrafi sport app