LAJMI I FUNDIT:

Babai turpëron fëmijët duke imituar ‘selfiet’ e tyre (Foto)

Babai turpëron fëmijët duke imituar ‘selfiet’ e tyre (Foto)

Shumë prindër kanë dëshirë të luajnë me fëmijët e tyre, duke i nervozuar dhe turpëruar paksa, por ky baba nga Washingtoni ka shkuar shumë më larg.

Chris ‘Burr’ Martin imiton gati secilën ‘selfie’, që vajza dhe djali tij e postojnë në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.


Meqenëse ai nuk ia ka dalë t’i ndalojë fëmijët që të mos bëjnë fotografi të tilla, ka vendosur t’i luftojë në këtë mënyrë.

Ai nuk përton të vë lule në kokë, e madje edhe të bëjë vizatime sikur tatuazhet e vajzës së tij, vetëm dhe vetëm sa për ta përqeshur.

“Babai po më sulmon në rrjete sociale”, është ankuar Cassie për veprimet e të atit. /Telegrafi/

Selfie 2

Selfie 3

Selfie 4

Selfie 5