Babai nga Shkupi në gjendje të dehur dyshohet se ka tentuar ta mbyt djalin e tij dhe t’i vërë flakën shtëpisë
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër 43 vjeçarit nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Njëkohësisht prokurori kompetent ka ndërmarrë veprime nga të cilat ka rezultuar se i dyshuari ka kryer edhe veprën penale “Rrezikimi i sigurisë” nga neni 144 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 që i ka paraprirë tentativës së vrasjes.
Sipas raportit të policisë, më 23 korrik, në orët e mbrëmjes, i dyshuari në gjendje të dehur ka mbërritur në shtëpinë e familjes në Radishan të Shkupit, ku bashkë me gruan dhe fëmijët jetonin të ndarë në kate të ndara për shkak të marrëdhënieve të prishura më parë. Në të njëjtën kohë, ai ka nisur të ofendojë gruan dhe vajzën e tij, ka hedhur benzinë në shkallët, gardhin dhe murin e shtëpisë, duke i kërcënuar se do t’i vërë flakën nëse nuk largohen.
Kur djali i tij 18-vjeçar tentoi ta ndalonte nga dhuna në familje, i dyshuari qëllimisht tentoi t’i merrte jetën.
Ai i ka vendosur dy duart në qafë e djalit dhe ka tentuar ta hedhë nga tarraca e katit të dytë në drejtim të oborrit të shtëpisë, në lartësinë 2.5-3 metra.
Sipas njoftimit, bashkëshortja e tij dhe dy dëshmitarë të ngjarjes e ndaluan atë për ta bërë këtë.
Në të njëjtën kohë, duke vlerësuar se ekziston rrezik serioz që i dyshuari të arratiset nëse mbrohet nga liria, se do të tentojë të përfundojë tentativën e krimit dhe të kryejë veprën që ka kërcënuar ta kryejë, si dhe të ndikojë te dëshmitarët dhe i dëmtuari, prokurori publik mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova