LAJMI I FUNDIT:

Babai i fëmijëve të vdekur në Kolovicë: Shpend Ahmeti s’më pranoi në takim

Babai i fëmijëve të vdekur në Kolovicë: Shpend Ahmeti s’më pranoi në takim

Muhamet Mramori, babai i Florent dhe Florenta Mramorit, fëmijëve që u vranë në gropën e mbushur me ujë në lagjen Kolovica të Prishtinës, ka thënë se Komuna e Prishtinës, pas ngjarjes tragjike s’u interesua më për familjen dhe s’i ndihmoi me asgjë.

Ai shprehet se disa herë ka kërkuar që të takohet me Shpend Ahmetin, por ai nuk e ka ftuar kurrë në takim.

“Në shtëpi i kam disa kërkesa, më thoshin mbushi disa informata e të thirr kryetari. Janë bërë gjashtë muaj, e kur nuk më kanë thirr. A i kanë shkuar kërkesat nuk e di unë i kam ato në shtëpi. I kam bërë kërkesat me shku me fol kur nuk më ka thirr. Ata duhet me ditë që pas kësaj tragjedie nuk është njeri në gjendje me e bë kurrfarë pune, nuk mundesh as me fol me askënd, me thanë a ka nevojë për mjek. Çka kisha me bë unë mos me pas farefisin e shoqërinë e punës që rrogën e kanë nda për mua edhe drejtori i punës?”, tha Mramori për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.


“Qato tri ditë na kanë qëndruar afër, na kanë i kanë hek shpenzimet e të pamës. Kur sam dal me fol, i kam prit kam thanë hajt se diçka po bëhet. Ata s’janë intersuar për asgjë”.

“Kam komunikuar me Shpendin veç kur janë kanë me më pa. Për mos me pas gajle të idares, gajle qysh po jetojmë, me pas mërzinë veç tonën, e mos me pas tjera preokupime se ata kujdesen për këto sene. Ata nuk erdhën kurrë. Shpendi njëherë u kanë në shpi, e tha që duhet me ja b ani qare për banim me u largu prej këtu. Njëherë thanë përkohësisht me u largu nga ajo lagje, e më pas me u kthy. Po ma mirë po rri qaty po adaptona ku më kanë vdek fëmijët se me u kthy. Si subvencion njëherë 1,000 euro na kanë qit, por drejtë me të thanë veç nëpër mjek na kanë shku”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori