LAJMI I FUNDIT:

Sarandë, babai e abuzonte seksualisht, 25-vjeçarja kishte shpëtuar nga helmimi i së ëmës

Sarandë, babai e abuzonte seksualisht, 25-vjeçarja kishte shpëtuar nga helmimi i së ëmës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Dërmish të Finiqit, ku një 57-vjeçar me inicialet R.RR. abuzonte seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare.

Mësohet se 20 vite më parë, gruaja e 57-vjeçarit ishte me probleme të shëndetit mendor dhe helmoi fëmijët e saj.


Abuzoi seksualisht me vajzën e tij, arrestohet 57-vjeçari në Sarandë
Lexo po ashtu Abuzoi seksualisht me vajzën e tij, arrestohet 57-vjeçari në Sarandë

Dy prej tyre ndërruan jetë, ndërsa vajza, tanimë 25-vjeçare dhe një vëlla arritën të shpëtojnë.

Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre, R.RR menjëherë pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë./abcnews.al/