Pas pranimit të raportit përfundimtar të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, i cili është kryer në Zvicër nga Prokuroria Themelore në Prizren, prindërit e të ndjerit kanë bërë kërkesë që t’u dorëzohet ky raport.
Në një konferencë për media, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se kërkesat e tij kanë pasur konotacion politik sepse sipas tij ai është vrarë për shkak që ka qenë aktivist i zellshëm.
“Ne kemi pasur kërkesa të vazhdueshme që ta marrim raportin zviceran të Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pse në formë të shkruar kemi qenë të njoftuar se ky raport është kryer qe dy javë, përfundimisht dje na e kanë bërë me dije që e kanë marr. Çdo shkrese që kam bërë dhe çdo deklaratë timen ka qenë pjesërisht politike sepse kam qenë i bindur se çdo plagë e tij ka qenë vet-mbrojtëse. Kjo është dëshmuar se ai ka qenë i vrarë, dhe arsyeja pse është vrarë ka qenë politike sepse ka qenë në VV, për këtë arsye deklaratat e mija janë edhe politike. Ai ka qenë aktivist i zellshëm i Vetëvendosjes, dhe ka përkrahur gjithmonë çështjet kombëtare. Janë gjetur edhe dokumente të tij ku ka parashikuar edhe ardhjen e LVV-së në pushtet pikërisht tani. Një djalë si ai me vullnet të mirë e të gjitha gjërat e duhura, nuk ka mundur të bëjë vetëvrasje”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Babai i Astritit, Avni Dehari, në këtë konferencë ka treguar se si i kanë endur nga Prizreni në Prishtinë për të kërkuar një kopje të raportit.
“Me të marr lajmin se raporti ka përfunduar jam sugjeruar prej ekspertes Syzanës që t’i drejtohem personit kontaktues për raportin, këshilltares së kryeprokurorit, zonjës Merita Gashi. Në telefon e mora zonjën Gashi dhe i thash të më lidhë me kryeprokurorin. Ajo në mënyrë arrogante më tha nuk e kam numrin, pastaj u arsyetua se gjëja është zëvendëse e administratorit, por nuk arsyetohet. Pas një kohe brenda ditës Merita Gashi më shkruan një email dhe më thotë drejtohu tek kryeprokurori i Prizrenit zotëri Shala. I dërgova menjëherë email, kërkova ta caktojë një termin, duke ia lënë numrin e telefonit, adresën e emailit, me qëllim që të ma caktojnë një termin që të shkojmë ta marrim një raport origjinal. Kurrfarë përgjigje nuk më ktheu. Sot ishim atje, na pranuan brenda dhe ia filloi të na mbajë ligjëratë se gjoja mediat dhe avokati po e politizojnë rastin, se çdo gjë është në rregull tek ata. Unë kërkova që të na jap një raport origjinal më tha se nuk e kemi”, ka thënë ai duke theksuar se ata që e kanë vrarë Astritin ia lënë fajin njëri tjetrit.
“Njerëzit që kanë faj, që i kanë duar e përlyera, njerëzit që e kanë vra Astritin mundohen t’ia hedhin fajin njëri tjetrit. Këta më thonin shko në Prizren, ata më thonin shko në Prishtinë. Si t’i besojë një kryeprokurori të Prizrenit që më thotë e kamë dorëzuar në Prishtinë raportin dhe ai nuk e paska një kopje të. Nuk ka normë juridike që i arsyeton. Ne jemi detyruar për shkak të mosbesimit që kemi pasur në institucionine të drejtësisë në Kosovë, të kontaktojmë ekspertë të jashtëm. E mira do të ishte që ekspertiza të bëhet këtu, jo diku tjetër. Por i kanë shkel të gjitha procedurat që nga fillimi. Këta nuk i vret ndërgjegjja për këtë, nuk ua ndinë se përse nuk na kanë thirr kur kanë pranuar raportin. Nuk duan ta bëjnë transparent procesin, duan t’i fshehin faktet dhe për ne si familje është vrasje e dytë tani”, ka thënë ai.
Gruaja Astritit, Arta Boshtraj-Dehari, ka thënë se e gjitha çka po ndodhë është e papranueshme.
“M’u dok absurde nga kryeprokurori se si dërgohet raporti e nuk mbahet një kopje. Për mua është e papranueshme kjo që po ndodhë”, ka thënë ajo.
Edhe nëna e Astritit, Xhemile Dehari ka thënë se nuk mund ta kuptojë përse po i endin.
“Kemi thënë që çfarëdo raporti e pranojmë. Përse nuk është hapur zarfi përballë neve. Përse me marr ai dhe me shëtitë Prizren-Prishtinë. Ne e kemi cekur shumë herë që e pranojmë raportin çfarëdo që të jetë. Dhe e dimë çfarë ka ndodhur me arrestimin e Astritit. Ne e dimë që kjo nuk ka të bëjë asgjë me Vetëvendosjen”, ka thënë ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës