“b1t” i papërmbajtshëm, NaVi shënon fitore të lehtë ndaj FlyQuest

Natus Vincere e ka nisur me fitore në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Majorit, që po mbahet në Budapest.
NaVi ishte e shkëlqyer në përballjen ndaj skuadrës australiane Flyquest, të cilën e mposhtën me rezultat bindës 13-2.
Valeriy “b1t” Vakhovskiy ishte më i dalluari me plot 20 eliminime dhe vetëm katër vdekje, ndihmuar nga “w0nderful” me 15 sosh.
Paraqitje fantastike bëri edhe Drin “makazze” Shaqiri me 12 eliminime, ku kishte një vlerësim me notë pozitive 1.22.
Ndërkohë, në ndeshjet e para fitore kanë shënuar edhe favoritët e tjerë si Fnatic, FaZe, Aurora, Tyloo derisa befasia ishte NiP që mposhti Astralis.
Raundi i dytë do të nisë me fillim nga ora 18:00, kurse sapo të përfundojnë dy ndeshjet Liquid – B8 dhe MIBR – Imperial, do të mësohen çiftet./Telegrafi/



















































