Azizi: Interpelanca ndaj Ilire Dautit ishte e koordinuar nga BDI dhe “E Majta”
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar ndodhitë e mbrëmshme në Parlament ku në rend dite ishin interpelancat e parashtruara nga BDI dhe E Majta.
Ai thotë se edhe pse u mbështet interpelanca nga partitë maqedonase, Ilire Dauti do të vazhdojë të jetë kryetare e Komisionit për punës sociale.
Azizi është decid ku thotë se interpelanca ndaj Ilire Dautit ishte e koordinuar mes Levicës së Apasievit dhe BDI-së së Ahmetit.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të deputetit Azizi:
Një milion fytyra në një! Çdo hap politik që po bën BDI dhe patericat e saj në Frontin Evropian, nxjerr një fytyrë të re të saj, e cila për fat të keq, gjithmonë është më e keqe, më e vrazhdë dhe më manipuluese! Kështu ndodhi edhe mbrëmë, me interpelancën ndaj deputetes Ilire Dauti si kryetare e Komisionit për punë sociale në Kuvend. Interpelancë e iniciuar nga LEVICA. Por e ndjej të nevojshme të informojmë sa më saktë opinionin. E para: dhe pse interpelanca e LEVICËS u mbështet nga partitë maqedonase, Ilire Dauti përsëri do të jetë kryetare e Komisionit për punë sociale. Dhe kjo është çështje e vulosur. E dyta: Ilire Dauti nuk është shkarkuar nga posti i deputetes, siç pretendonin të manipulojnë opinionin mbrëmë të gjithë ish funksionarët e BDI-së dhe patericat e saj, të cilët gati 8 muaj nuk bëjnë gjumë të qetë, pasi nuk e dinë kur do u hy policia në shtëpi! E treta: Që është më e rëndësishmja. Aj të kthehemi pak në kohë. BDI-stat mendojnë se shqiptarët harruan që interpelanca e ngritur ndaj deputetes Ilire Dauti ishte, ishte veprim i koordinuar mes BDI-së dhe patericave, LEVICËS dhe LSDM-së. Dhe kjo u bë rreth tre muaj më parë, kur BDI me patericat e saj brenda, në koordinim me tashmë LSDM-në e re nacionaliste dhe LEVICËN bënë plan destabilizimi për vendin, ku LSDM duhet të dorëzojë ligjin e “Branitellave”, Ilirja gjoja nuk do e kalojë në komision, dhe LEVICA do të ngre interpelancë. Kështu opinioni do të irritohet dhe do të shkaktojë incidente! Por, nëse këto të tre partnerë koalicioni, të cilët tentojnë në opinion si “armiq”, mendojnë se mund të luajnë me ndjenjat e shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve e kanë gabim. Pse, sepse tani, me institucionet nuk udhëheqin kuadrot e tyre të shitur tek Gruevski dhe Mijallkovi! Më vjen keq për kolegen Ilire Dauti, që si zonjë, ka rënë preh e manipulimeve të Artanit dhe Apasievit. Por gjithmonë kur ajo do të vendoset në situata të këtilla nga bashkëpartiakët dhe “miqtë” e saj, do ta ketë mbështetjen e të gjithë deputetëve shqiptarë të shumicës parlamentare. Për në fund, dua të zbardh edhe një detaj. Çdo ditë që kalon, po qartësohet edhe fakti se në Kuvend ka dy LEVICA, ajo e Apasievit dhe e Ali Ahmetit. Këtë edhe më të bindur e bën fakti se të dyja, hapur e ndajnë të njëjtën ideologji. Atë marksist-leniniste! Dhe nëse arrijnë bashkë që edhe një milion hapa të tjerë politik të bëjnë, do u dalin një milion fytyra të ndryshme manipuluese, secila më e keqe se tjetra!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qyteti i Shkupit dorëzon kallëzim penal ndaj Kurto Dudush
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
I kërkuar për grup të strukturuar kriminal, arrestohet në Angli Edison Muceku
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles