Azet ka performuar për herë të dytë në Pejë mbrëmjen e të premtës, por ishte sikurse të jetë mbrëmja e parë.

Reperi shqiptar që është shndërruar në një sensacion jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Evropën, ka vazhduar me turneun e tij.


peja 1 Azet duke performuar

Ai performoi në Space Club, vetëm pak ditë pasi performoi në Transit Club, duke stërmbushur përtej kapacitetit këto dy klube të mëdha nga Peja.

peja 4 Fansat në pritje të Azet para Hotel Dukagjinit, hoteli i preferuar i reperit

Edhe të premtën Azet pati publik të jashtëzakonshëm që performoi bashkë me të këngët e tij, mirëpo pasioni i adhuruesve për të në secilin qytet është evident, e sidomos në Pejë.

peja 3 Momenti kur ai pritet nga fansat, mezi ia del të futet në veturë

Ai qëndroi në Hotel Dukagjini që është hoteli i preferuar i tij në Pejë, teksa me të dalë nga hoteli ai u prit nga qindra adhurues të cilët e bllokuan në tentim për të hyrë në veturë dhe për t’u larguar drejt klubit ku do të performonte.

peja 5 Azet u përcoll nga adhurues, ku mori dhurata të shumta.

Edhe pas performancës ai u përcoll nga adhurues në autostradë dhe të gjitha këto momente i bëri publike reperi, i cili pranon edhe dhurata me motive patriotike, pasi për to edhe këndon në shumë këngë të tij.

Azet aktualisht po shijon suksesin e këngës pa videoklip, “Nike Pullover”, që arriti një milion klikime për dy ditë. /Telegrafi/