Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci është kërkuar që ankesat e punëtorëve të dërgohen në këtë institucion me fakte.
Azemi tha se ka disponim që kontrata me kompaninë private për mirëmbajte të ndërpritet në rast se faktohet që janë bërë shkelje sa i përket edhe pagave për punëtorët.
“Dyshohet se është paguar një shumë më e madhe e mjeteve sesa që kanë shërbyer këtu, por këto duhet t’i faktojmë. Ka mbetur që javën e ardhshme gjithçka që kemi e që është në kundërshtim me të drejtat e punëtorëve t’i dërgojmë në emalin e nënkryetares, Saranda Bogujevci dhe të shefit të kabinetit të Kuvendit dhe të Sekretarit. Dhe nëse ne kemi argumente, kompanisë do t’i ndërpritet kontrata dhe do të bëhet një kontratë me negocimin për të cilën ne kemi thënë se mund të pranojmë në paga e cila paguhet edhe në vendet tjera deri në përfundimin e negocimit. Përndryshe, nëse ne kemi argumente të mjaftueshme, Kuvendi është i gatshëm që ta ndërpresë kontratën me këtë kompani me të cilën në bazë të argumenteve që kemi ne dhe në bazë të disponimit të Kuvendit, gjithherë të arsyeshëm, duhet të ndërpritet sepse ne nuk mund të kryejmë shërbime për punëtorët që nuk janë këtu”, tha ai, raporton KP.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat theksoi se greva do të vazhdojë tutje.
“Greva vazhdon, është një mbështetje të them një disponim i Kuvendit se pa u përmbushur kriteret dhe ana ligjore e këtyre punëtorëve, na mbështesin në përmbushjen e kërkesave tona dhe ata kanë marrë obligime që ta mbikëqyrin kantatën që kemi pas deri tani se a është respektuar apo jo… Kjo kontratë nuk është respektuar ashtu siç është shkruar”, tha ai.
Që nga dita e hënë (16.09.2024), punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës nga 275 në 550 euro. Edhe gjatë muajit korrik, këta punëtorë patën protestuar para Kuvendit të Kosovës.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës për t’u solidarizuar veçanërisht me punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë këtë javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova