LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Nëse vazhdon trendi i ikjes, vitin tjetër sektori privat mund të mos ketë punëtorë nën 50 vjeç

Azemi: Nëse vazhdon trendi i ikjes, vitin tjetër sektori privat mund të mos ketë punëtorë nën 50 vjeç

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, vlerëson si qëllim mirë iniciativën e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Azemi thotë se pozitë dhe opozitë duhet të shqetësohen më shumë për ikjen e të rinjve pasi nëse vazhdon ky trend – vitin që vjen në sektorin privat nuk do të ketë të punësuar nën moshën 50 vjeçare.

“Nëse nga Qeveria ndahen edhe 10 cent për punëtorët e sektorit privat është një lëvizje të cilën e çmojmë dhe mendojmë se është qëllim mirë. Megjithatë, ne në bazë të një llogarie që kemi bërë me këto 100 euro që qeveria ka nda për punëtorët e sektorit privat të mos harrojmë që brenda 365 ditëve që i ka viti me këto 100 euro mund të mbulojmë shpenzimet e katër eventualisht pesë ditëve”, tha ai në Klan Kosova.


“Gjendja është shumë e rëndë, pasi për katër muaj rreth 200 mijë punëtorë të sektorit privat në Kosovë kanë ikur jashtë. Nuk e di se si nuk japin angazhim më të madh pozitë dhe opozitë që këtë ikje ta ndalojmë sepse nëse vazhdon ky trend – mendoj se në vitin 2023 nuk kemi me pas punëtorë të sektorit privat nën moshën 50 vjeçare”, tha Azemi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori