Prokuroria e Shtetit ende nuk ka bërë të ditur hetimet për keqpërdorimin e mjeteve nga Pakoja Emergjente Fiskale, pavarësisht se Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur hetime dhe u janë ofruar dëshmi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.
Më i zëshmi për zbulimin e këtyre keqpërdorime të mundshme, ishte kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka thënë se ende nuk ka informata nga Prokuroria nëse është dënuar ndokush, mirëpo, shton se ka informacione se Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur hetimet lidhur me argumentet që Sindikata u ka ofruar.
Azemi i intervistuari nga Prokuroria ditë më parë, ka thënë për KosovaPress, se të gjitha këto argumente ia kishte ofruar edhe Inspektoratit të Punës, mirëpo, duket se edhe ata janë kërcënuar nga pronarët e kompanive.
“Të gjitha problemet që ne nuk mund t’i zgjedhim, atëherë kërkojmë mbështetjen e Inspektoratit të Punës, në fakt kur ne bisedojmë, jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, por diçka kam mund me e vërejte, që edhe Inspektorati i Punës shpeshherë po kërcënohet nga pronarët e kompanive dhe unë shtroj pyetjen kah gjithë ai guxim i pronarëve të kompanive, që ta kërcënoj një inspektor të punës”, ka thënë Azemi.
KosovaPress ka tentuar disa herë të marrë përgjigje me shkrim nga Prokuroria, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.
Azemi para pak javëve ishte intervistuar nga Prokuroria, në lidhje me pretendimet e tij se kishte keqpërdorime të mjeteve të Pakos Emergjente.
Ai tha se Pakoja Emergjente ka shkuar më shumë në dobi të pronarëve të kompanive se sa të punëtorëve.
Azemi thotë se Sindikata e Sektorit Privat ka kërkuar që mjetet kur pronarët e kompanive i kanë përvetësuar për vete, të kthehen në buxhetin e punëtorëve.
E për këto dyshime të tij për keqpërdorimin e mjeteve të punëtorëve nga kompanitë, Azemi thotë se çdoherë është njoftuar ministri dhe zëvendësministri i financave, mirëpo pasi ata nuk kanë ndërmarrë asgjë, ai thekson se është obliguar që të bëjë kërkesë në prokurorinë e shtetit dhe policinë e krimeve ekonomike që të vlerësohet gjendja për të cilën është njoftuar opinioni.
“Në moment që kemi pa se po keqpërdoren mjetet e punëtorëve, ne kemi thirrur ministrin dhe zëvendësministrin e Financave dhe kemi biseduar me të gjithë akterët, kemi njoftuar opinionin se po keqpërdoren, por në moment kur kemi pa se nuk ka sukses dhe nuk ka reagime të ministrit të Financave dhe organeve të tjera, andaj me 17 qershor të këtij viti, ne si sindikatë, gjegjësisht, unë si kryetar i kësaj Sindikate kam bërë kërkesë në Prokurorinë e Shtetit dhe në Policinë e Krimeve Ekonomike që këta ta vlerësojnë gjendjen për të cilën ne kemi njoftuar opinionin, a ka keqpërdorime të mjeteve apo nuk ka, dhe fatbardhësisht mendoj që ndoshta në kohën me të duhur Prokuroria së bashku me Krimet Ekonomike janë marrë vesh që këtë temë ta trajtojnë Policia e Krimeve Ekonomike, bashkërisht me Prokurorinë e Shtetit dhe unë para dy-tre ditësh jam intervistuar më shumë se një orë e gjysmë nga policia e krimeve ekonomike, ku kam ofruar dokumentacion të mjaftueshëm, dhe kemi njoftuar që keqpërdorimet që i kanë bërë pronarët e kompanive”, ka thënë Azemi.
Sipas tij, keqpërdorimet e Pakos Emergjente nuk janë bërë vetëm në rundin e parë nga pronarët e kompanive, por kjo ka vazhduar tutje.
Azemi ka thënë se Policia e Krimeve Ekonomike nuk e kanë ditë ashtu sa duhet këtë gjendje, prandaj gjatë intervistimit, në detaje është argumentuar për keqpërdorimet e pronarëve të kompanive ndaj punëtorëve.
“Natyrën e punës të keqpërdorimeve nuk e kanë ditë ashtu sa duhet policia e krimeve ekonomike, me detaje i kemi argumentua keqpërdorimet e pronarëve të kompanive ndaj punëtorëve. Kemi ofrua njëfarë forme llogari bankare të punëtorëve ku shihet decidivisht që është bërë keqpërdorime dhe normal që kanë kërkuar të dhëna që kur të dalin në teren, se paku të jenë të pajisur me argumente të mjaftueshme”, ka thënë Azemi.
Azemi shton se të gjitha institucionet shtetërore kanë dështuar në parandalimin e këtyre keqpërdorimeve, andaj edhe policisë se krimeve ekonomike u ka thënë se nëse nuk i trajtojnë siç duhet këto dyshime, si sindikatë do të jenë të obliguar të thonë se edhe policia e krimeve ekonomike është bashkëpjesëmarrëse e këtyre keqpërdorimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje