LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Veselit kundërshton Prokurorinë: Nuk do të lejojmë një gjyq të padrejtë

Avokati i Veselit kundërshton Prokurorinë: Nuk do të lejojmë një gjyq të padrejtë

Ben Emmerson, avokati mbrojtës i ish-eprori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli ka kundërshtuar Prokurorinë e ZPS-së, që gjykimi të fillojë pas tre muajsh pasi të kenë të gatshme dosjen paragjyqësore.

Emmerson ka thënë se nuk do të lejojnë një gjykim të padrejtë, transmeton Telegrafi.


“Kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe absurde. Duhet të ndalet kjo gijotinë e Prokurorisë. Ajo që Tiger sapo tha, është shqetësim mjaftë i rëndë. Habitem se si prokuroria i jap këto përgjigje. Është një parashtrim shokues, ka vetëm një arsye, që të kufizojë mundësinë e mbrojtjes për përgatitje, në qoftë se rregullat thonë që për një gjykim mbrojtja duhet të ketë pak kohë për përgatitje është në rregull, por nuk e thonë. Afati përcaktohet nga kompleksiteti i rastit.

Gjyqi të fillojë pas tre muaj është qesharake, është gjyq i padrejtë, nuk do ta lejojmë qe të ndodhë. Nuk është çështje negociatash apo vendimesh është e drejta bazë për të pasur një gjyq të drejt.  Gjyqi duhet të fillojë pasi mbrojtja të jetë përgatitur” tha ai, përcjell Telegrafi.

Prokuroria nuk jep datë për përfundimin e hetimeve ndaj Thaçit e të tjerëve, thotë se gjykimi mund të nis në shtator
Lexo po ashtu Prokuroria nuk jep datë për përfundimin e hetimeve ndaj Thaçit e të tjerëve, thotë se gjykimi mund të nis në shtator

Emmerson tha se është në interes të drejtësisë ta ndajnë detyrën e prokurorisë nga Gjyqi dhe pastaj ta lejojnë mbrojtjen të përgatitet sipas nevojës së hetimeve.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Ndër të tjera, në pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në lokacione si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kalo në kategori