LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e pabazuar në ligj dhe pa prova

Avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e pabazuar në ligj dhe pa prova

Avokati i deputetit Saimir Tahiri kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë për marrjen e autorizimit për arrestimin e tij, jo vetëm si të pa argumentuar në prova dhe indicie, por as të bazuar në Kushtetutë dhe ligj.

“Kërkesa që i drejtohet organit të Kuvendit për marrjen e autorizimit për lejimin e arrestit të një anëtari të Parlamentit, ka një kontekst të ri në raport me ndryshimet kushtetuese. Imuniteti parlamentar është një çështje që është ngritur në një nivel tjetër për t’i dhënë garanci të mëdha deputetit në rast abuzimi nga pushtetet e tjera. Me ndryshimet e reja ligjore, Prokuroria është e detyruar në bazë të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, që flet për autorizimin, ka përcaktuar saktë se si bëhet kërkesa që paraqitet dhe duhet të shoqërohet me provat që e mbështesin. Kërkesa e Prokurorisë nuk ka asnjë provë, siç e kërkon Kodi”, deklaroi avokati Artan Hajdari, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i cili është mbledhur për të diskutuar mbi kërkesën e prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, për shkelje dhe lidhje me trafikun e drogës në bashkëpunim gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e ministrit të Brendshëm.


Sipas Hajdarit, prokuroria nuk ka paraqitur as prova dhe të dhënat e paraqitura prej saj nuk mund të përbëjnë as indicie.

“Nuk përbejnë karakterin e një dyshimi të arsyeshëm. Ato nuk përbëjnë asnjë indicie. Nuk mund të akuzosh një person e të nisesh nga një aksion në itali, por duhet të provohet”, u shpreh ai.

Dy provat kryesore që e bazon Prokuroria kërkesën e saj për heqjen e imunitetit të Tahirit është akti i shitjes së makinës dhe dyshimi se ish-ministri ka udhëtuar me të akuzuarit me të njëjtin mjet. Avokati Hajdari kundërshtoi edhe këto.

“Dy prova ka përmendur Prokuroria; një akt, që është kontrata e shitjes të makinës, që nuk ka vlerë për këtë proces, por ka vlerë vetëm për palët dhe është çështje civile dhe jo penale dhe e dyta, që makina është përdorur nga ana deputetit Tahiri që ka udhëtuar me personat e akuzuar. Kjo është një tymnajë. Sistemi TIMS nuk provon që deputeti në fjalë ka udhëtuar me atë person, që thotë Prokuroria dhe aq më tëper nuk ka udhëtuar me persona të tjerë, sepse nuk ka ndodhur”, tha Hajdari.

Pala mbrojtëse e Tahirit thotë se ka përkthyer të gjithë materialin prej 460 faqesh të drejtësisë italiane dhe në këtë material nuk ka asnjë indicie që tregon lidhje direkte, indirekte, aksidentale apo dyshime që lidhin ish-ministrin e Brendshëm me grupin kriminal në fjalë.  

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori