LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve, thelbësor për mirëqenien e ardhshme të çdo shoqërie

Avokati i Popullit: Zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve, thelbësor për mirëqenien e ardhshme të çdo shoqërie

Institucioni i Avokatit të Popullit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.

Avokati i Popullit përmes një njoftimi për media thekson se zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve është thelbësor për mirëqenien e ardhshme të çdo shoqërie.


“Kjo ditë, na ofron secilit prej nesh një mundësi reflektimi lidhur me gjendjen dhe veprimet tona për të mbrojtur, promovuar dhe festuar të drejtat e fëmijëve. Të drejtat e fëmijëve përbëjnë një pjesë integrale të të drejtave të njeriut.. Andaj, është e rëndësishme që fëmijët të kanë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të arritur potencialin e tyre maksimal. Pavarësisht kësaj, edhe ky qershor, i gjen fëmijët në vështirësi për gëzimin e plotë të të drejtave të tyre gati në të gjitha fushat e jetës”, thuhet në komunikatë.

Gjendja e krijuar nga pandemia globale e COVID-19 ka nxjerr në pah edhe më shumë mangësitë për realizimin e këtyre të drejtave si dhe ka thelluar pabarazitë ekzistuese dhe se efektet socio-ekonomike të virusit dhe masat e ndërmarra për të kontrolluar pandeminë kanë ndikuar në mbijetesën dhe shëndetin e fëmijëve, sigurinë, të mësuarit si dhe potencialisht rrezikun nga varfëria.

“Këto efekte në ndërveprim me faktorë të tjerë siç janë gjinia, etniciteti, aftësia e kufizuar dhe gjendja ekonomike kanë pasur ndikim të ndryshëm tek fëmijët. Një shembull ishte kalimi nga mësimi në shkolla në mësimin online, ku u pa se shumë fëmijë nuk kishin qasje në pajisje teknologjike dhe internet, veçanërisht fëmijët romë, ashkali, e egjiptas dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara, kjo qasje ishte më e vështirë duke qenë se nuk kishte plan programe të përshtatshme për nevojat e tyre”, thuhet më tej.

Në reagimin e Avokatit të Popullit thuhet se në përgjithësi, gjatë kësaj kohe janë vërejtur vështirësi në qasjen e fëmijëve në arsim, shërbimet sociale dhe shëndetësore si dhe është rritur dhuna në familje, rrjedhimisht edhe dhuna ndaj fëmijëve.

“Një jetë e lirë nga dhuna përpos që është e drejtë themelore, është dhe parakusht i domosdoshëm për mirëqenien dhe shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës. Mëtutje, kufizimet e jetesës rutinore si dhe stresi psikosocial i shkaktuar nga mbyllja në shtëpi ose izolimi kanë ndikuar në shëndetin mendor të fëmijëve. Kjo pandemi ka theksuar më shumë se kurrë rëndësinë e programeve të shëndetit mendor dhe qasjen e të gjithë fëmijëve në shërbime psiko-sociale. Natyrisht, të rriturit në realizimin e detyrimeve dhe përgjegjësive karshi fëmijëve duhet të përfshijnë zërin dhe pikëpamjen e fëmijës në pajtim me zhvillim gradual të aftësive të tij/ saj”.

Krahas obligimeve Kushtetuese dhe Konventës për të drejtat e fëmijës, Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen e të gjithë akterëve dhe institucioneve përgjegjëse për fillimin e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijës nga data 17 korrik 2020 si dhe kërkon angazhim maksimal për mbrojtjen dhe garantimin e interesit më të mirë për fëmijët në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor të çdo viti nga shumë vende të botës dhe u shpall ditë ndërkombëtare e fëmijëve në konferencën botërore për mirëqenien e fëmijëve më 1925, në Gjenevë të Zvicrës. Atë ditë, 54 shtete pjesëmarrëse miratuan Deklaratën e Gjenevës për Mbrojtjen e Fëmijëve.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori