Avokati i Popullit: Vendimi i ZRrE-së është në kundërshtim me ligjin, të kthehet në pikën zero
![Avokati i Popullit: Vendimi i ZRrE-së është në kundërshtim me ligjin, të kthehet në pikën zero](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/12/naim-qelaj_avokati-popullit_1_tlg-780x439.jpg)
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji elektrike duhet të kthehet në pikën zero.
Sipas tij, vendimi kishte një fuqi retroaktive dhe kjo ka bërë që të jetë në kundërshtim me ligjin.
“Vetë fakti se një vendim krijon një fuqi retroaktive pa pasur baza e arsye të mjaftueshme ligjore, konsiderohet se është i kundërligjshëm dhe që si i tillë cenon sigurinë juridike të qytetarëve. Kemi kërkuar që vendimi të kthehet në pikën zero duke konsideruar se i njëjti ka probleme dhe veç kësaj është në dëm të konsumatorëve”, është shprehur ai.
I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Qelaj përmes një video-lidhje ka thënë se vendimi i ZRrE-së, ka elemente diskriminimi, trajtimin e pabarabartë të kosnumatorëve, tarifat e ndryshme që “janë në kundërshtim me nenin e 47 të ligjit”.
“Vendimi i ZRrE-së ka përjashtuar nga tarifimi konsumtaorët që jetojnë në veri të Kosovës, dhe kjo situatë ka krijuar diskriminim në raport me pjesën tjetër të konsumatorëve të vendit që duhet të pagujanë fatura me çmim të shtrenjtuar. Këto dhe aspektet e tjera të trajtuara në raportin e publikuar janë reflektim i gjetjeve të avokatit të popullit”, shtoi ai.
Po ashtu, Qelaj ka potencuar se që nga marrja e vendimit nga ZRrE-ja, avokati i popullit ka nisur një hetim lidhur me vlerësimin e të njëjtit se a i plotëson aspektet ligjore.
“Kemi provuar të gjejmë se cilat janë bazat ligjore me të cilat janë vendosur tarfiat e reja dhe kemi ardhur në përfundim se bllok tarifa në sistemin tonë të brendshëm nuk është paraparë në legjislacionin e vendit”, theksoi Qelaj.
Sipas tij, dispozitat ligjore, ligji për energjinë elektrike, ligji për energjinë dhe ligji për Rregullatorin e energjisë “derivojnë nga pakoja e tretë evropiane e legjislacionit dhe inkurajojnë qeverinë që të ketë një treg të liberalizuar dhe të rregulluar në konkurrencë të tregut”.
Kur pyetet se a duhet të kompensohen qytetarët, ai ka theksuar se është parim në drejtësi që çdo vendim që anulohet nuk duhet të prodhojë pasoja juridike.
“Në këtë rast nëse ka shkaktuar dëm, padyshim që duhet të kompensohet”, shtoi ai.
Në anën tjetër, ai ka folur edhe për vizitën e tij në Hagë.
“Vizita ime nuk ishte në drejtim të verifikimit të kushteve të mbajtjes në paraburgim sepse kam qenë i sigurt që kushtet janë të mira. Ajo çfarë kam aritur të kuptoj nga kjo vizitë është fakti se ka pasur shumë ankesa në drejtim të vetbesueshmërisë që kjo gjykatë duhet të krijojë në raport me të akuzuarit të cilët duke shprehur shqetësimet e tyra kanë ngritur një sërë pyetjesh lidhur me funksionimin e kësaj gjykate, respektimin e të drejtave të të akuzuarve në procedurë, dhe respektimin e të drejtave të garantuara”, përfundoi Qelaj.
Ndryshe, Çelaj, të hënën e 23 majit, ka publikuar opinionin ex officio, lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore në Kosovë, e cila trajton ligjshmërinë dhe të drejtat e njeriut që mund të jenë shkelur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Ky publikim i këtij opinioni ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Avokati i Popullit ka konstatuar se ZRrE-ja ka diskriminuar qytetarët, pasi vendimi i ZRrE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve.
Sipas tyre, ky vendim duhet të kthehet në pikën zero, duke shtuar se ka përjashtuar konsumatorët e veriut të Kosovës nga shtrenjtimi i rrymës, duke krijuar një situatë të pabarabartë.
Po ashtu, subvencionimi në mes të kategorive të konsumatorëve me çmime të rregulluara vë, gjithashtu, ZRrE-në në pozicion diskriminues./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rizvanolli thotë se masat emergjente në energji kanë treguar efektin e tyre
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht