LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Presione ndaj administratës dhe keqpërdorime të fëmijëve në fushata

Avokati i Popullit: Presione ndaj administratës dhe keqpërdorime të fëmijëve në fushata

Zyra e Avokatit të Popullit vlerëson se ditët e para të fushatës nuk kanë filluar për së mbari, pasi që në adresë të tyre kanë mbërritur denoncime për probleme dhe parregullsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i i Popullit, Ixhet Memeti thotë ka raste të presioneve ndaj nëpunësve të administratës dhe ndaj të punësuarve në ndërmarrjet publike.

“Bëhet fjalë për dy raste në Shkup dhe një në Ohër. Në Shkup, kemi të bëjmë me ankesë kundër një komune, pasi udhëheqësja e asaj komune ka kërkuar që ata ta lënë më herët punën dhe të shkojnë në tubime partiake parazgjedhore dhe një ndërmarrje publike në Shkup. Në anën tjetër, kemi një ndërmarrje publike në Ohër, ku të punësuarit janë ankuar dhe janë frikësuar se duhet të marrin pjesë në tubime”, u shpreh Ixhet Memeti për Tv 21 në Maqedoni.


Sipas Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti po vazhdon praktika e keqpërdorimit të fëmijëve gjatë fushatës zgjedhore. Ai thotë se edhe krahas shumë apeleve në adresë të partive politike, kjo dukuri nuk po ndalet. Vërejtje për parregullsi të tilla ka bërë edhe asociacioni qytetar “Most” dhe Qendra për liri “Civil”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori