Institucioni i Avokatit të Popullit, ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vendi ynë përsëri gjendjet në përpjekje për t’i tejkaluar sfidat e deritanishme, në drejtim të garantimit të lirisë së shtypit si e drejtë themelore, dhe tregues i nivelit të zhvillimit të demokracisë dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në përgjithësi.
” Lidhur me me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, Avokati i Popullit, më 2 nëntor 2017, ka publikuar Raportin me Rekomandime Nr. 707/2017, të iniciuar Ex officio, me qëllim të trajtimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve, me theks të veçantë, sigurinë e gazetarëve në përmbushjen e misionit që kanë. Në fokus të raportit janë rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.
Deklarata e plotë:
– Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 3 maj 2018, përsëri e gjen vendin në përpjekje për t’i tejkaluar sfidat e deritanishme, në drejtim të garantimit të lirisë së shtypit si e drejtë themelore, dhe tregues i nivelit të zhvillimit të demokracisë dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në përgjithësi.
– Simbolika e kësaj date është përqëndrimi i vëmendjes në vetë rëndësinë e lirisë së shtypit, diskurs i konceptit të demokracisë dhe barazisë së të gjithë njerëzve, duke reflektuar drejpërdrejtë në të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes.
– Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e lirisë shtypit, si dhe për të sjellë në vëmendje qeverive detyrën e tyre për të respektuar dhe mbështetur të drejtën e lirisë së shprehjes, e drejtë e garantuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, mori vendim për caktimin e kësaj date, si ditë botërore e lirisë së shtypit.
– Lidhur me me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, Avokati i Popullit, më 2 nëntor 2017, ka publikuar Raportin me Rekomandime Nr. 707/2017, të iniciuar Ex officio, me qëllim të trajtimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve, me theks të veçantë, sigurinë e gazetarëve në përmbushjen e misionit që kanë. Në fokus të raportit janë rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Raporti ka theksuar kompleksitetin e vendosjes së balansit në mes lirisë së shprehjes, si e drejtë fundamentale, dhe përcaktimin e kufijve të saj në raport me të drejtat e tjera. Raporti ka tërheqë vërejtjen mbi nevojën e avancimit të kornizës legjislative, e cila do të garantonte mbrojtje të mjaftueshme për lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve, të ketë koordinim ndërmjet policisë dhe prokurorit të shtetit, si dhe trajtim me prioritet nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor për veprat e kryera kundër gazetarëve.
– Avokati i Popullit, fton Institucionet e vendit që të fuqizojnë aktivitetet për të siguruar transparencë të vazhdueshme në funksion të llogaridhënjes publike dhe lirisë së shtypit si bazë e respektimit të të drejtave të njeriut, të zbatojnë rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në lidhje me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, si dhe gjyqësorin që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve t`i trajtojë me prioritet dhe t’i zgjidhë në mënyrë efektive, gjithnjë duke u bazuar në praktikën GJEDNJ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës