Avokati i Popullit publikoi sot raportin e veçantë të punës lidhur me ndikimin e pandemisë në të drejtat e njeriut, ku ofron një pamje të përgjithshme të sfidave dhe problemeve të veçanta që u përballën qytetarët në fushën e drejtave të njeriut.
Raporti “Emergjenca shëndetësore dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 në të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës”, trajton ndikimin e masave kufizuese të pandemisë, në veçanti në shëndetin publik, në shëndetin mendor, në të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhunën në familje, të drejtat e fëmijëve dhe ndikimi i emergjencës shëndetësore në jetën e fëmijëve, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuar dhe të drejtat sociale dhe të punës.
Avokati i Popullit konstaton se shërbimet sociale edhe pse shumë të nevojshme në kohë pandemie, kanë qenë të kufizuara dhe janë shoqëruar me vështirësi të shumta. Situatën e ka përkeqësuar edhe shpallja me vonesë e granteve të rregullta me të cilat përkrahen ofruesit e shërbimeve sociale. Ai shtoi se gjatë kohës së masave kufizuese është rritur ndjeshëm numri i rasteve të dhunës në familje.
Sipas të gjeturave të raportit, 1,915 raste janë shënuar në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 janë paraqitur në polici 2,069 raste të dhunës në familje.
Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka konstatuar se pandemia ka ndikuar edhe në përkeqësimin e statusit ekonomik, duke e thelluar edhe më tepër hendekun e pabarazisë sociale ndërmjet familjeve. Gjendja ekonomike e familjeve raportohet të jetë rënduar edhe më tej me rrezikun e rritjes së shkallës së varfërisë.
Raporti nxjerr 22 rekomandime të cilat u adresohen autoriteteve publike me qëllim që në të ardhmen të respektohen standardet për të drejtat e njeriut në secilën masë kufizuese që mund të vendoset në situata emergjente.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz: https://bit.ly/3lSlfEW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale