Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Albin Kurti për ta intervistuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kabineti i kryeministrit ka ritheksuar gatishmërinë e tij për t’u intervistuar në zyrën e tij.
Megjithatë, ky zhvillim ka marrë ngjyrim politik sipas avokatit Mahmut Halimi – i cili është i përfshirë në çështjen e rezervave shtetërore si mbrojtës i njërit prej të dyshuarve, Ridvan Muharremit.
Sipas tij, ftesa për intervistim ka mundur të ndodhë më herët, duke shmangur lidhjen e saj me periudhën zgjedhore dhe duke evituar keqkuptimet mbi një prapavijë politike.
“Unë nuk merrem me politikë. Politika po merret me mua tani. Edhe nisur nga ky fakt, shohim, për të keq them, nuk është një shenje e mirë, se gjërat brenda qeverisë apo brenda organeve prej shtyllave kryesore të pushtetit dalin në sipërfaqe. Në vend që ata t’i zgjidhin problem brenda për brenda, sepse e kanë detyrë edhe ligjore edhe kushtetuese. Që ti bashkërendojnë veprimet e veta dhe në opinion të dalin me sqarime të sakta”, ka shtuar avokati Halimi në FIVE të Dukagjinit.
“Për mendim tim, ky rast ma marrë më tepër ngjyrë politike ose kontradiktave që ekziston brenda shoqërisë kosovare. Në njërën anë dhe në anën tjetrën, nga fakti i shqyrtimit të prokurorisë, e cila ka mundur më herët ta ftojë zotin Kurti, para një viti, e kjo çështje që një vit e më tepër. Kanë mund në çdo mënyrë të komunikojë dhe caktojnë termin. Mirëpo tani kur po afrohen zgjedhjet, ves ka filluar fushata zgjedhore po më duket që po merre erë të karakterit politik dhe të konfrontimit qeveri-këshill prokuroria, sesa një veprim i caktuar hetimor, i cili duhet të kryhet brenda një kohë të arsyeshme”.
Ai ka thënë se “nuk i ka hije as njërës as tjetrës palë që të konfrontohen publikisht dhe të shprehin kundërthëniet e tyre dhe ta elektrizojnë opinion me veprimet e tyre…”.
“Çdo vëzhgues objektiv në këto rrethana mund lirisht ta konstatojë apo ta dyshoje që është një prapavijë e caktuar sesa një veprim i domosdoshëm. Sepse ky veprim ka mundur të kryhet, nëse ka prit që një vit e gjysmë mund të pres edhe dy muaj, dhe të ftohej pas zgjedhjeve”, ka thënë ndër të tjera Halimi.
Halimi ka theksuar se procedurat ligjore nuk përjashtojnë intervistimin e një dëshmitari në një vend të caktuar, përfshirë zyrën e kryeministrit.
Ai shtoi se, sipas nenit 120 të Kodit të Procedurës Penale, ligji nuk përcakton vendin specifik ku duhet të ndodhë intervistimi i dëshmitarit.
“Së pari të citoj dispozitën e nenit 120 të Kodit të Procedurës Penale, e cila është dispozitë ekskluzive e rezervuar për dëshmitarë, në të cilën thuhet se për dëshmitarë mund të thirre personi i cili ka njohur për një vepër të kryer penale. Ose për personin e dyshuar dhe mund të jap informacione lidhu me të. Me kaq përfundon ky formulim juridik i kësaj dispozitë. Ku nuk shkruan se ku ftohet dëshmitari dhe si duhet të ftohet”.
“Përndryshe sa i përket çështje konkrete, ftesës së kryeministrit Albin Kurti, praktika gjyqësore njeh raste të ndryshme, kur ose prokuroria ose policia sipas caktimin të terminit shkojnë e marrin në pyetje, në shtëpinë e tij, në një vend të caktuar… Kështu që kjo situatë sinqerisht nuk di çka të ua them me tepër. Në këtë drejtim nuk e shoh si të paudhës që dikush nga prokurorët të shkojnë në zyrën e kryeministrit ose në një vend të caktuar të qeverisë së Kosovës. Ta marrin në pyetje e të mbledhin informata…”, ka thënë Halimi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025