LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Nagip Krasniqit, Ibrahimaga: Prokuroria s’ka paraqitur asnjë provë

Avokati i Nagip Krasniqit, Ibrahimaga: Prokuroria s’ka paraqitur asnjë provë

Virtyt Ibrahimaga, avokati mbrojtës i ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ka thënë se Gjykata e Apelit ka vendosur që ta lirojë nga paraburgimi këtë të fundit, pasi që Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë përmes së cilës vërtetohet se atij duhet t’i vazhdohet paraburgimi.

Avokati ka shtuar se para se të caktohet masa e paraburgimit, duhet të zhvillohen hetimet, ndërsa sipas tij, në rastin e Krasniqit ka ndodhur e kundërta.

“Nuk ka aktakuzë kundër tij, ai vetëm dyshohet për tri vepra penale që ndërlidhen me dy kontrata. Themelorja ka kërkuar që ai të mbetet në paraburgim derisa të intervistohen dëshmitarët. Ai është në paraburgim nga 17 prilli për t’u intervistuar 7 dëshmitarë”, ka thënë Ibrahimaga, për Klan Kosova.


Apeli anulon vendimin për vazhdimin e paraburgimit ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi
Lexo po ashtu Apeli anulon vendimin për vazhdimin e paraburgimit ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

“Kjo procedurë është nisur mbrapsht sepse përpara se të merret masa e paraburgimit, duhet të zhvillohen hetimet, e jo së pari paraburgimi e pastaj hetimet”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Krasniqi është vetëm i dyshuar për vepra penale dhe ende nuk është paraqitur aktakuzë nga ana e Prokurorisë.

“Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë dhe në bazë të kësaj Apeli e ka marrë vendimin se nuk ka asnjë bazë ligjore për vazhdim të paraburgimit”, ka thënë ai tutje.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori