LAJMI I FUNDIT:

Avokati Musa: S’ka pasur arsye për vazhdimin e paraburgimit ndaj Krasniqit e Selimit

Avokati Musa: S’ka pasur arsye për vazhdimin e paraburgimit ndaj Krasniqit e Selimit

Skender Musa, i cili është avokat i akredituar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ka thënë se nuk ka pasur asnjë arsye që Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

Reklama

Ai u shpreh se nuk ka asnjë rrezik që Selimi e Krasniqi, në rast se mbrohen në liri, të ndikojnë në dëshmitarë apo në drejtësinë e Gjykatës Speciale.

“Konsideroj që ekziston bazë ligjore që këta të akuzuar të mbrohen në liri dhe nuk paraqet rrezik që nëse mbrohen në liri ta pengojnë procesin gjyqësor, të ndikojnë në dëshmitarë apo t’i shmangen në një formë drejtësisë. E vetmja arsye që Gjykata ta vazhdojë masën e paraburgimit, është çështja e peshës së veprës penale, por kjo nuk duhet të jetë determinuese për vazhdimin e paraburgimit, për shkak se Krasniqi dhe Selimi janë figura publike, janë të gatshëm t’i zbatojnë vendimet e gjykatës dhe t’u përmbahen me përpikmëri atyre vendimeve, të mos e pengojnë punën e drejtësisë, nuk ka pasur aryse t’u vazhdohet masa e paraburgimit”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Tutje, avokati Musa ka përmendur raste kur ish-pjesëtarë të policisë serbe, të cilët kanë kryer krime lufte, janë lejuar të mbrohen në liri nga Gjykata e Hagës, kurse sipas tij, është e paqartë pse nuk po u lejohet edhe Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai e ka kritikuar Gjykatën Speciale se ish-krerët e UÇK-së po i sheh si fajtorë ende pa përfunduar gjykimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Lajme
Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Lajme
Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Lajme
Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Lajme
Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Lajme
Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Lajme
Kalo në kategori