Avokati Ben Emmerson e ka konsideruar si të pabazuar mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit.
Emmerson ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar thjesht po përsërit të njëjtat argumente që u përdorën për të justifikuar paraburgimin.
“ZPS-ja nuk arrin, si në parashtresat e saj origjinale ashtu edhe ato plotësuese, të paraqesë prova të reja në mbështetje të pretendimit për ekzistencën e rrezikut të pengimit në procedura. Në vend të kësaj, thjesht përsërit të njëjtat argumente që u përdorën për të justifikuar paraburgimin e z. Veseli më shumë se dy vjet më parë”, ka arsyetuar Emmerson.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me pikat për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Paraburgimi rishikohet çdo 2 muaj ndërkaq deri më tani Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një kundërpërgjigjeje ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka rikujtuar dispozitat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, vepra e supozuar dhe kohëzgjatja e dënimit nuk është bazë e mjaftueshme për të vazhduar paraburgimin.
“Së pari, sa i përket pretendimit se z. Veseli akuzohet për dhjetë pika, mbrojtja rikujton jurisprudencën e GJEDNJ-së sipas së cilës, me kalimin e kohës, graviteti i veprës së supozuar dhe kohëzgjatja e mundshme e dënimit nuk janë bazë e mjaftueshme për të vazhduar paraburgimin”,u shpreh Emmerson, transmeton Kallxo.com.
Ben Emmerson tutje ka thënë se Veseli nuk ka të bëjë asgjë me kompleksitetin e çështjes, pasi që kjo determinohet nga Prokuroria.
Avokati ka theksuar se Kadri Veseli po ashtu nuk ka asnjë përgjegjësi pse Prokuroria ka vendosur të mbështetet në 300 dëshmitarë e 18 mijë faqe, prova thjesht të pretenduara.
“Kompleksiteti i çështjes vendoset nga autoriteti akuzues. Z. Veseli nuk mund të mbahet përgjegjës për qëllimin e Prokurorisë për t’u mbështetur në treqind dëshmitarë dhe tetëmbëdhjetë mijë prova” – ka shkruar avokati.
Në parashtresën e publikuar Emmerson ka thënë se kalimi i dy viteve në paraburgim është faktor që pasqyron se rreziqet e paraburgimit nuk ekzistojnë apo janë të ulëta.
“Mbrojtja kujton se me kalimin e kohës kërkohen arsye të tjera për të justifikuar paraburgimin dhe se mungesa e ndonjë zhvillimi të mëtejshëm tregon se rreziku fillimisht i identifikuar është bërë më spekulativ dhe me më pak peshë. Në mënyrë që status quo-ja të ruhet, rreziku duhet të rritet me kalimin e kohës në mënyrë që të balancohet pesha më e madhe që interesi i lirisë fiton me kalimin e kohës”- ka reaguar Emmerson.
Më 30 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Kjo aktakuzë është bazuar në vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 22 korrik dhe 29 shtator 2022.
Paraprakisht më 29 shtator gjykatësi ka miratuar kërkesën e prokurorit për tërheqjen e pretendimeve për krime në territorin e komunës së Ferizajt.
Aktakuza përbëhet nga dhjetë pika me të cilat të akuzuarit po ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e dinin apo kishin dijeni për krimet se ishin gati të kryheshin apo janë kryer nga vartësit e tyre.
Prokuroria më tej pretendon se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar krimet e tilla apo për të ndëshkuar autorët e krimeve.
Sipas aktakuzës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi individualisht penalisht përgjegjës për: Pika 1: persekutim mbi baza politike dhe/ose etnike, krim kundër njerëzimit. Pika 2: burgim, krim kundër njerëzimit. Pikën 3 arrestimi dhe paraburgimi i paligjshëm ose arbitrar, krim lufte” – thuhet në aktakuzë.
Ndërkaq, në pikën 4, ata ngarkohen me veprën – akte tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit. Kurse në pikën 5 për trajtim mizor, krim lufte.
Në pikën e 6 ata ngarkohen me torturë, krim kundër njerëzimit. Pika 7: torturë, krim lufte. Pika 8: vrasje, krim kundër njerëzimit, Pika 9: vrasje, krim lufte. Pika 10: zhdukja e detyruar e personave, krim kundër njerëzimit
Në këtë aktakuzë përmenden edhe emra të tjerë si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Sabit Geci, Lahi Brahimaj, Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Shukri Buja.
Aktakuza thotë se si komandant të zonave bashkë me anëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë ndaluar persona për periudha të ndryshme kohore në mënyrë të kundërligjshme.
Të arrestuarit sipas Prokurorisë janë lidhur me zinxhirë dhe mbaheshin në dhoma të mbyllura me roje të armatosur.
Më tej aktakuza përshkruan se të arrestuarit u janë nënshtruar rrahjeve të rënda dhe abuzime psikologjike.
Versionin e aktakuzës së ndryshuar, Gjykata Speciale e ka publikuar më 30 shtator 2022 në ueb-faqen e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetari gjen një portofol në Prizren dhe e dorëzon në polici, brenda kishte dokumente personale dhe 260 euro

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania