Raufi, në një bisedë me INA, ka theksuar se të gjithë të paraburgosurit janë rrahur keq dhe kanë probleme shëndetësore, edhe pse tek një pjesë e madhe e tyre ka pasur ndërhyrje mjekësore.

“Ata kanë probleme shëndetësore dhe pasoja nga rrahjet që kanë ndodhur nga fillimi i privimit të tyre. Ka pasur rrahje të tyre në shenjë hakmarrje dhe e gjithë kjo është bërë në mënyrën duke i fshehur gjurmët. Por, këto shqetësimet tona janë evidentuar dhe kemi shprehur ankesat tona”, theksoi për INA, avokati Naser Raufi.


Ai me këtë përgënjeshtron Avokatin e Popullit, Ixhet Mehmeti, i cili një ditë më parë theksoi se të paraburgosurit e Kumanovë janë në gjendje të mirë shëndetësore.