LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gjokutaj takon Metën në qeli, zbulon porosinë që i la ish-Presidenti

Avokati Gjokutaj takon Metën në qeli, zbulon porosinë që i la ish-Presidenti

Në bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë ku po mbahet prej mesditës së djeshme, pasi u vu në pranga, ish-Presidentit Ilir Meta i ka shkuar për vizitë avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas takimit me kreun e PL-së, Gjokutaj tha se ka zero prova për ndalimin e Ilir Metës nga ana e agjencive ligjzbatuese dhe të drejtësisë.

“Zero prova. Shkaku i izolimit të Zotit Meta është çështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet e korrupsionit galopant të kësaj qeveria që është sot në pushtet”, tha Gjokutaj.


I pyetur nëse janë njoftuar nga Gjykata e Posaçme për datën kur do të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë, Gjokutaj tha: “Deri në momentin që po flasim nuk ka njoftim. Ndoshta pasdite, ndoshta nesër. Do të jeni në dijeni”.

Në fund ai zbuloi edhe një porosi që Meta i kishte lënë për t’ia komunikuar gazetarëve.

“Zoti Meta për mediat ka një porosi. Ju inkurajon që të pasqyroni me transparencë të gjithë këtë proces, edhe tejet atyre që SPAK-u thotë sepse qëllimi për të cilin zoti Meta është izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë diametralisht të kundërta”, zbuloi Gjokutaj, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori