LAJMI I FUNDIT:

Avokati Damati: 24 zyrtarë policor të përfshirë në ryshfet

Avokati Damati: 24 zyrtarë policor të përfshirë në ryshfet

Zyrtarët e lartë policor të arrestuar në veri intervistohen nga Prokuroria Speciale.

24 zyrtarë të lartë policorë gjatë ditës së sotme janë intervistuar nga Prokuroria Speciale në Prishtinë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorime të tjera. Ndonëse Prokuroria nuk dha detaje për këtë rast, mbrojta e konfirmoi intervistimin e tyre. Derisa RTV Dukagjini merr vesh se pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Një aksion i madh  i Policisë së Kosovës në maj të 2019-ës, kundër kontrabandës në Veri, solli në pranga 22 persona prej tyre edhe zyrtar të lartë në Policinë e Kosovës. Zyrtarët policor janë të nacionalitetit shqiptar, serb dhe boshnjak.

22 të arrestuarit bashkëpunuan me Policinë duke u rritur numri në 24 persona.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Nebojsha Gogiq, i ngarkuar si shef i ndërrimit në pikën kufitare në mes Kosovës e Serbisë.

Mbrojtja e tij tha se akuzat ndaj tij janë për marrje të ryshfetit dhe akuza të tjera.

“Mbi klientin tim rëndojnë akuzat/dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar në bashkim real me veprën penale për marrje të ryshfetit. Të gjitha këto pretendohet se janë të organizuara brenda një grupi të strukturuar kriminal”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Musa Damati.

Sipas Damatit, janë 24 persona të arrestuar. Pos zyrtarëve shtetëror ka edhe persona nga fusha e biznesit.

“Ky rast penal është vazhdimësi e aksionit të madh të ndërmarrë nga Policia e Kosovës në maj të këtij viti dhe gjithsej në bazë të informacioneve dyshohet se janë përfshirë 24 oficer, zyrtarë policor të Kosovës”, shtoi më tej Musa Damati.

Ndaj të gjithë atyre është shqiptuar masa e paraburgimit. RTV Dukagjin provoi të marr edhe një përgjigje nga Prokuroria Speciale por që të njëjtin nuk dhanë detaje për këtë paraqitje në gjykatë të arrestuarve me arsyetim se prokuroi i rastit nuk ishte aty. Siç merr vesh televizioni gjatë ditëve në vijim pritet të ketë edhe arrestim të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori