Avokati Besnik Berisha ka thënë që reperi Noizy kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka akuzuar Prokurorinë e Pejës se po vepron kundërligjshëm duke e ngarkuar klientin e tij për lëndim të rëndë trupor.


Sipas Berishës, ky rast ka të bëjë vetëm me lëndim të lehtë trupor.

Njoftimi i plotë i Berishës (pa ndërhyrje):“Dy fjale per Noizyn meqe uren e "hapem" Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert. I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident. Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike! Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t'i siguroje aktekspertim. Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s'munden e s'kane me cka P.S. Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni”. /Telegrafi/