LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani Artemis II që do ta përdorë ushtria amerikane, mund të monitorojë komunikimet e armikut nga një lartësi prej 12 mijë metrash

Aeroplani Artemis II që do ta përdorë ushtria amerikane, mund të monitorojë komunikimet e armikut nga një lartësi prej 12 mijë metrash

Edhe pse duket si një Bombardier Challenger 650 standard, aeroplani Leidos Artemis II është shumë më i avancuar falë modifikimeve të rëndësishme të brendshme.

Artemis II është në fakt një aeroplan spiun i ngarkuar me monitorimin e komunikimeve të armikut, transmeton Telegrafi.


Ky është aeroplani i dytë i prodhuar nga kompania teknologjike Leidos nga Virxhinia, të cilin ushtria amerikane do ta përdorë për vëzhgim.

Modifikimet e shumta të aeroplanit duke përfshirë pajisjet e përpunimit të sinjalit, antenat modulare dhe komunikimet ajër-tokë, i mundësojnë fluturakes të përgjojë dhe deshifrojë komunikimet e armikut nga distanca të gjata.

Ushtria amerikane e përdori shumë shpesh aeroplanin e parë Artemis, për të monitoruar komunikimet ruse gjatë luftës në Ukrainë.

Challenger 650 mund të fluturojë për periudha të gjata në lartësi të mëdha, dhe të kryejë misionet e tij në mënyrë efikase dhe relativisht pa rrezik. Aeroplani mund të arrijë një lartësi prej më shumë se 12 mijë metra dhe mund të operojë me shpejtësi të madhe.

Aeroplani mund të mbledhë sinjale më të thella në një zonë më të gjerë, dhe në të njëjtën kohë të mbajë një distancë të pranueshme.

Rrezja e aeroplanit është 7400 kilometra dhe mund të kalojë pothuajse 10 orë në ajër, që është kohë e mjaftueshme për të mbledhur të dhëna.

Sistemet e avancuara të aeroplanëve spiunues, ndihmojnë ushtrinë të shmangë dërgimin e personelit dhe pajisjeve në terren për të përgjuar komunikimet e armikut.

“Një nga avantazhet më të mëdha janë aftësitë e përmirësuara të sensorëve të aeroplanit. Numri i ‘shënjestrave’ dhe të dhënat që ushtria mund të monitorojë gjatë një misioni është trefishuar, në krahasim me aeroplanin e mëparshëm”, u tha nga kjo kompani.

Aeroplani i parë Artemis kreu më shumë se 370 misione dhe kalonte mesatarisht gjashtë ditë pune në javë, duke monitoruar ushtarët rusë në kufirin ukrainas.

Planet afatgjata të ushtrisë amerikane përfshijnë përdorimin e aeroplanëve vëzhgues, që mund të arrijnë lartësi të mëdha dhe këto plane janë pjesë e projektit HADES (High Accuracy Detection and Exploitation System).

Këta aeroplanë do të zëvendësojnë ata me turbo-helika që janë përdorur për të mbledhur informacion në fushëbetejë në Irak dhe Afganistan.

Kompania Leidos do të jetë përgjegjëse për të gjithë ciklin jetësor të aeroplanit, nga ngritja deri te sigurimi i të dhënave për ushtrinë.

Prandaj, ushtria do të bëhet më e adaptueshme dhe koha e ndërprerjes në rast të dështimit të sistemit do të reduktohet. Leidos zgjidh problemin e keqfunksionimeve brenda një periudhe prej 24 orësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori