LAJMI I FUNDIT:

Avdyli: Nëse nuk reagojmë shpejt pacientët do të na vdesin në korridore të spitaleve e vetura

Avdyli: Nëse nuk reagojmë shpejt pacientët do të na vdesin në korridore të spitaleve e vetura

Deputeti i LDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se ligji anti-Covid është shumë i mirëpritur pasi sipas tij vendimet pa këtë ligj do të bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Këto dënime që bëhen tani shkojnë në një mijë euro dhe kjo nuk është në rregull. Është shifër enorme. Edhe dënimet duhet të bëhen konform gjendjes ekonomike. Gjobat kanë qëllim edukues e jo dëmtimin e qytetarëve”, tha Avdyli në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Avdyli thotë se virusi ka befasuar të gjithë ekspertët mjekësorë.

“Edhe unë si mjek kam besuar se me ngritjen e temperaturave virusi të humb shkallën e infektueshmërisë por kjo nuk ka ndodhur”.

Deputeti thotë se nëse nuk merren masa që mund të jenë edhe të dhimbshme për ekonominë Kosova do të humb shumë njerëz.

“Pacientët tani kanë filluar të trajtohen edhe korridoreve por me këtë mbingarkesë nëse nuk marrim masa pacientët do të na vdesin korridoreve apo në vetura”, tha ndër të tjera Haxhi Avdyli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori