LAJMI I FUNDIT:

Avdyli: COVID-19 do të sjellë dëme afatgjate, do t’i vuajmë si shoqëri me vite

Avdyli: COVID-19 do të sjellë dëme afatgjate, do t’i vuajmë si shoqëri me vite
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se COVID-19 do të sjellë dëme të afatgjate që do t’i vuajmë si shoqëri me vite.

Avdyli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se si pasojë e coronavirusit do të ketë disa gjenerata pa edukim bazik shkollor, do të ketë rritje të vjedhjeve, jostabilitet politik e ekonomik, etj.


Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Përveç humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë, COVID-19 do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :

shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,

prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë

rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2

trazira e jostabilitet politik që do vijnê nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,

gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve

migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,

rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- COVID-19

distancimi fizik për mbrojtje nga COVID-19 do krijoj njerëz asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik

do kemi gjenerata fëmijësh të rritur në botë virtuale jo reale por të padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshëm për tu kyçur në tregun e punës e jetën reale.

Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore”. /Telegrafi/