Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë si titullar te skuadra holandeze, Willem II.

Avdijaj u transferua para dhjetë ditësh nga Schalke tek Willem II në formulën e huazimit me të drejt blerje.


Megjithatë, skuadra holandeze ka filluar shpejt t'i vjel frytet e sulmuesi të Përfaqësueses së Kosovës.

Sulmuesi kosovar ka shënuar dy gola të shpejt qysh në ndeshjen e tij të parë si titullar tek kjo skuadër.

avdijaj Festa e Avdijajt pas golit të dytë (Foto: Football 24/7)

22-vjeçari ka udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitore të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Heraclesit në kuadër të javës së tretë të Eredivisie.

Goli i parë i Avdijajt ishte shumë i bukur dhe erdhi në minutën e 26-të të ndeshjes pasi asistimit nga Atakan Akkaynak.

https://www.dailymotion.com/video/x6smpm3

Avdijaj shënoi edhe golin e epërsisë 2-0 dhe ky gol erdhi në minutën e 29-të të ndeshjes pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar.

Përveç kësaj, Avdijaj mori edhe një kartonë të verdhë në minutën e 41-të të takimit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6smpm2

telegrafi sport app