Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ishte pjesë e ceremonisë më të madhe franceze të ndarjes së çmimeve, NRJ Music Awards 2022.

Ajo u shfaq e mahnitshme e veshur me një fustan të kuq elegant, me një të çarë anash që vinte në pah këmbën e saj atraktive.


Me flokët bionde të lëshuara lirshëm, artistja me origjinë nga Saranda dukej tejet tërheqëse në paraqitjen glamuroze të tapetit të kuq.

unknown 316400700 434162525589962 5554279122887148643 n

Ajo ia besoi dukjen e saj në këtë event çmimesh, markës së famshme të veshjeve, “Givenchy”.

unknown 315979431 894215928407732 530938554433203365 n

Ava Max u ngjit në skenën e madhe të NRJ Music Awards për të interpretuar live këngën e saj më të fundit, “A milion dollar baby”.

Artistja ndërroi veshjen kur u paraqit në skenë, duke kënduar dhe dhuruar një performancë spektakolare për të pranishmit.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi ishte nominuar për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit” – kategori në të cilën u mund nga artistja Lady Gaga. /Telegrafi/

unknown 316232604 849828309798962 7530602141321207471 n e1668897790906 Foto: Ava Max/Instagram

unknown 315960574 241303901567775 3696539435634559115 n Foto: Ava Max/Instagram

unknown 316096907 804636807497310 4347800479123598619 n Foto: Ava Max/Instagram

unknown 315959203 178679701482681 570380728434396135 n Foto: Ava Max/Instagram

unknown 315933404 2871492306320821 2908349346029536484 n Foto: Ava Max/Instagram

unknown 316031876 204963011930371 2689011079503036751 n Foto: Ava Max/Instagram