Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, i ka të shumta sukseset në sferën ndërkombëtare.
Ajo është e dëgjuar në mbarë botën dhe këngët e saj marrin milion dëgjime në platformat muzikore.
Në një përllogaritje të bërë vitin e kaluar, artistja me prejardhje nga Qeparoi i Shqipërisë, rezulton të jetë artistja më e dëgjuar dhe e transmetuar në Poloni.

Ka qenë një prej faqeve të fansave të këngëtares që ka publikuar këtë fakt në InstaStory, e që më pas është shpërndarë nga vet Ava Max.
“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot në Poloni në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërkohë që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Përndryshe, albumi i artistes shqiptare i titulluar “Heaven and Hell” vitin e kaluar është renditur si albumi i tretë më i dëgjuar i vitit.
Ajo në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, kishte folur për sukseset e shumta që i ka sjellë ky album këtë vit.
“Heaven & Hell” është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”. Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë