LAJMI I FUNDIT:

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve “Wudy”

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve “Wudy”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njoftoi të mërkurën se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve të brendit “Wudy”, për shkak të dyshimeve për prani të bakteries Listeria.

AUV bëri të ditur se menjëherë pas marrjes se informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi “Wudy”, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të këtij bakteri në disa lote prodhimi, ka filluar gjurmueshmerinë për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues.


“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat lloteve dhe datës se skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotët e përfshira në incident gjenden në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave të kontrollit inspektues ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit ‘’Wudy’’ ( sallam, virshlle). Kjo me qellim parandalimin e konsumimit nga konsumatorët dhe mos shkaktim hutimi gjatë blerjes. Krijimin e kushteve për hulumtim verifikim të rastit me të lehtë, gjithmonë duke mbajtur konsumatorin të mbrojtur”.

Urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brend bëhet e ditur se vlen deri në një vendim tjetër.

“Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin ton. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim”.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori