LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, me standarde evropiane (Video)

Autostrada Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, me standarde evropiane (Video)

Autostrada Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, që lidh me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit është në fazën finale të përgatitjes për zbatim.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shprehet se kjo do të jetë një autostradë sipas standardeve europiane.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim” (Shpejtësia e projektuar 140 km/h, 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime), e cila do të lidhë me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit dhe tanimë është në fazën finale të përgatitjes për zbatim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.


Autostrada Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e korridorit blu, lidh veriun e Shqipërisë dhe Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” dhe portin e Durrësit.

Autostrada e kategorisë A ka një gjatësi prej 21 km dhe gjerësi 28 metra. Shpejtësia e projektuar është 140 km/orë me 2 korsi nga 3,75 metra për karrexhatë dhe me një korsi emergjencash 3 metra në secilën anë. Autostrada ka 14 nënkalime dhe është ndërtuar sipas standardeve europiane.

Ajo ka një barrierë akustike për reduktim zhurmash, 34 rrugë dytësore, 12 ura me gjatësi totale 4 km, 3 mbikalime dhe në të parashikohet një trafik ditor 24 mijë- 67 mijë mjete. /Telegrafi/