LAJMI I FUNDIT:

Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni (Video)

Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni (Video)

Në Bradford të Anglisë, një autostradë është mbuluar nga ngjyra e bardhë, e cila ka rënë nga 12 kontejnerë gjigant që u rrëzuan nga kamioni.

Nuk bëhen të ditura shkaqet, por dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin dhe materia që shërben për ngjyrosjen e mureve është rrëzuar nga rimorkio, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, një pjesë e rrugës është mbyllur për qarkullim, derisa janë hequr objektet që kanë shërbyer për bartjen e ngjyrës.


Në anën tjetër, shoferët nuk kanë dashur të kalojnë nëpër atë pjesë, nga frika se e zhysin veturën dhe pastaj iu mbeten njolla.

Zjarrfikësit dhe mirëmbajtësit e qytetit, kanë punuar për një kohë të gjatë derisa e panë pastruar rrugën, nga 12 mijë litra ngjyrë që kishte përfshirë atë hapësirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/5pDIffT54vw