LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Kosovë-Maqedoni ndërtohet me dinamikë të përshpejtuar

Autostrada Kosovë-Maqedoni ndërtohet me dinamikë të përshpejtuar
????????????????????????????????????

Me dinamikë të përshpejtuar realizohet ndërtimi i autostradës “Arben Xhaferi“, e cila e lidh Kosovën dhe Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ela Ruçi, zëdhënësja e kompanisë „Bechtel Enke“, e cila i kryen punimet, thotë se me përmirësimin e kushteve kohore janë intensifikuar edhe punimet.


Sipas saj, për momentin në këtë projekt janë angazhuar rreth 800 punëtorë.

– Është duke u punuar përgjatë tërë autostradës, deri në kufirin me Maqedoninë. Të gjithë sektorët janë të angazhuar me punë. Gjithsesi në periudhën e verës rriten edhe aktivitetet ndërtimore. Qëllimi jonë është të punohet përgjatë tërë autostradës që të respektohen afatet e parapara, ka deklaruar Ruçi.

Edhe përfaqësuesit qeveritar vërtetojnë që rrjedhat e punës në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë, zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

Rama Çupeva, drejtore e sektorit për infrastrukturë rrugore në ministrinë kosovare për infrastrukturë deklaroi që nga aspekti teknik nuk do të ketë probleme deri në përfundimin e punëve.

– Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014, ndërsa sipas planit, punimet duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018. Kjo gjithsesi do të varet edhe prej mundësive buxhetore, shton Çupeva.

E tërë autostrada është në gjatësi prej 60 kilometra, ndërsa do të investohen 600 milionë euro. Autostrada „Arben Xhaferi“ është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova” deri në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila nga ana tjetër lidhet me autostradën Durrës-Kukës në kalimin kufitar Morinë, në kufirin Shqipëri-Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori