LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ndaluan trafikun dhe hoqën semaforët – rumuni tregon se çfarë do të bëjë me aeroplanin të cilin e dërgoi në fshatin e tij

Autoritetet ndaluan trafikun dhe hoqën semaforët – rumuni tregon se çfarë do të bëjë me aeroplanin të cilin e dërgoi në fshatin e tij

Gjatë fundjavës, banorët e Bukureshtit panë një skenë të pazakontë dhe shumë ndoshta menduan se po ëndërronin.

Përkatësisht, një aeroplan 45 metërsh, McDonnell Douglas, ka “kaluar” nëpër rrugët e kryeqytetit rumun dhe ndalesa e fundit ka qenë në një fshat të komunës së Clincenit.

Ky është një ndër fshatrat më interesant të Rumanisë - pallatet ndërtohen bazuar në simbolin e dollarit dhe Mercedesit
Lexo po ashtu Ky është një ndër fshatrat më interesant të Rumanisë - pallatet ndërtohen bazuar në simbolin e dollarit dhe Mercedesit

Në lokacionin e përmendur, “përbindëshi” do të kthehet në shtëpinë e pronarit të ri, Costin Gavrilescu, raporton gandul.


Transporti i një aeroplani pasagjerësh ishte një sipërmarrje e madhe dhe përveç që Gavrilescu duhej të ndante krahët nga trupi, autoritetet ndaluan trafikun dhe hoqën përkohësisht disa shtylla elektrike dhe semaforë.

Pronari i ri zbuloi se çfarë planifikon të bëjë me aeroplanin e madh, me një sipërfaqe totale prej 112 metrash katrorë.

“Kabina do të mbetet ashtu siç është, por unë do ta kthej në një simulator fluturimi. Do të bëj një sallon, një vend për takime, një dalje në tarracë”, tha ai.

Ndryshe, aeroplani raportohet se u ble në një ankand për 36 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori